Te rejat e Fundit

grupi Arbëresh “Shega” viziton ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Pjesëtarët e grupit Arbëresh “Shega” vizituan sot ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku u njohën me veprimtarinë e Agjencisë si një institucion që ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, Znj. Sonila Hysi dhe Drejtoresha e Diasporës, Znj. Klaudia Hasanllari pritën sot grupin muzikor arbëresh “Shega”. […]

By |Gusht 25th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te grupi Arbëresh “Shega” viziton ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

Grupi Arbëresh “Shega” koncert tek “Reja“ në Tiranë

Më 25 gusht 2021, në orën 20:00, Grupi “Shega” do të zhvillojë koncert tek “Reja“ në Tiranë. Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. Grupi i të rinjve arbëresh do të prezantojnë për publikun një mbledhje […]

By |Gusht 20th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Grupi Arbëresh “Shega” koncert tek “Reja“ në Tiranë Janë të Mbyllura

“Tinguj jete midis tokës dhe detit”/ AKD, aktivitet me arbëreshët e Italisë

“Tinguj jete midis tokës dhe detit” është aktiviteti i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me Komunitetin Arbëresh që do zhvillohet 30-31 gusht dhe 1 shtator.

Aktiviteti do të mbahet në Horën e Arbëreshëve në Siçili dhe në Cerzeto në Kalabri, ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të këtij komuniteti dhe ku do të diskutohen […]

By |Gusht 6th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te “Tinguj jete midis tokës dhe detit”/ AKD, aktivitet me arbëreshët e Italisë Janë të Mbyllura

Thirrje për Aplikim për dhënien e bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2021-2022

Agjencia Kombëtare e Diasporës duke patur parasysh objektin e veprimtarisë institucionale dhe duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Diasporën shqiptare me qëllim dhënien e bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, gjithashtu duke përmbushur angazhimet në kuadër të Vendimit Nr. 447, datë 22.07.2021 të Këshillit të Ministrave […]

By |Korrik 28th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Thirrje për Aplikim për dhënien e bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2021-2022 Janë të Mbyllura

Agjencia Kombëtare e Diasporës bëhet pjesë e projektit rajonal “Marginal resilience: The circular economy model for the enhancement of territorial vocations”

Në kuadër të projektit Rajonit Puglia në Itali “Marginal resilience: the circular economy model for the enhancement of territorial vocations” u zhvillua sot takimi virtual ndërmjet palëve pjesëmarrësve në projekt.

Në këtë takim morën pjesë ing. Noè Andreano, Kryetar i Komunës Casalvecchio në Puglia, znj.Iva Palmieri, përfaqësuese e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, znj. […]

By |Korrik 28th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Agjencia Kombëtare e Diasporës bëhet pjesë e projektit rajonal “Marginal resilience: The circular economy model for the enhancement of territorial vocations” Janë të Mbyllura

Drejtoresha Ekzekutive e AKD zhvilloi një takim me drejtues të Institutit AlbShkenca

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diaspores, znj. Sonila Hysi, zhvilloi sot një takim me z. Ardian Maci, Kryetar i Institutit AlbShkenca, z. Fatos Ylli, Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Shpresa Tafaj, Sekretare Organizative për zhvillimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.

Gjatë takimit u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e kërkimit […]

By |Korrik 28th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Drejtoresha Ekzekutive e AKD zhvilloi një takim me drejtues të Institutit AlbShkenca Janë të Mbyllura

Publikohet numri i dytë (Qershor 2021) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025

Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.

Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e politikave e […]

By |Korrik 26th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet numri i dytë (Qershor 2021) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025 Janë të Mbyllura

Viti akademik 2021-2022 / Qeveria miraton 9 bursa për studentët me origjinë shqiptare

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e radhës akordimin e 9 bursave të studimit për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, propozim i paraqitur nga Ministri i Shtetit për Diasporën.

Sipas vendimit nëntë bursat për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për vitin akademik 2021-2022 përfshijnë mbulimin financiar […]

By |Korrik 23rd, 2021|Te rejat e Fundit, Uncategorized|Komentet te Viti akademik 2021-2022 / Qeveria miraton 9 bursa për studentët me origjinë shqiptare Janë të Mbyllura

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Gjirokastrës

Në përvjetorin e 16-të të përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar një takim në këtë qytet.

Në përvjetorin e 85-të të Gjeniut të Letrave shqipe, Ismail Kadare, Hysi i ka dhuruar shtëpisë muze albumin “Kadare dhe Gjirokastra”, album fotografik i realizuar nga artisti Roland Tasho dhe […]

By |Korrik 15th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Gjirokastrës Janë të Mbyllura

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë drejtoresha e diasporës dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë

Në vijim të vizitës dy ditore, drejtoresha e diasporës, Znj. Hasanllari dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë në Kosovë. Qëllimi i takimeve është shkëmbimi i eksperiencës mbi koordinimin me njesitë vendore përgjegjëse për diasporën dhe migracionin si dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Në përfundim të takimeve teknike të […]

By |Korrik 13th, 2021|Te rejat e Fundit|Komentet te Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë drejtoresha e diasporës dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë Janë të Mbyllura