Të rejat e fundit

AKD shkëmben përvoja me institucionet polake për forcimin e politikave në mbështetje të diasporës

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Kulturës dhe Diasporës pranë MEPJ zhvilluan një vizitë studimore katërditore në Poloni, në kuadër të bashkëpunimit dhe me mbështetjen e GIZ Albania, si dhe me angazhimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Poloni.

Vizita studimore synoi njohjen e përvojës polake në hartimin dhe zbatimin […]

By |9 Nëntor, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te AKD shkëmben përvoja me institucionet polake për forcimin e politikave në mbështetje të diasporës Janë të Mbyllura

Mbahet takimi i katërt i Komitetit Drejtues për forcimin e kapaciteteve institucionale vendore mbi migracionin

Përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe vendore u mblodhën në Tiranë në kuadër të takimit të katërt të Komitetit Drejtues të projektit “Strengthening Local Institutional Capacities on Migration in Albania”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi u fokusua në ecurinë e projektit, sfidat e zbatimit dhe prioritetet për fazën e ardhshme, me synim forcimin e […]

By |3 Nëntor, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Mbahet takimi i katërt i Komitetit Drejtues për forcimin e kapaciteteve institucionale vendore mbi migracionin Janë të Mbyllura

Shfrytëzimi i potencialit të diasporës për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

U zhvillua në Tiranë mbledhja e Komitetit Drejtues të Projektit Rajonal “Leveraging the Potential of Diaspora to Advance EU Accession and Labour Mobility in the Western Balkans”, organizuar nga IOM Albania dhe AICS Tirana, me pjesëmarrjen e partnerëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim mori pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e […]

By |2 Tetor, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Shfrytëzimi i potencialit të diasporës për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura

Përmbyllet procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030 dhe Planit të Veprimit 2026 – 2028

Sot, së bashku me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe partnerët e përfshirë në këtë proces, përmbyllëm një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëpunimi, me pjesëmarrjen e institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile, akademisë, bashkive dhe përfaqësuesve të diasporës.
Nën drejtimin e MEPJ-së dhe me rolin koordinues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Strategjia e […]

By |29 Shtator, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Përmbyllet procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030 dhe Planit të Veprimit 2026 – 2028 Janë të Mbyllura

AKD zhvillon takime me përfaqësues të mësuesve të gjuhës shqipe si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi

Në kuadër të vizitës së punës në Athinë, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit shqiptar në Greqi, përfaqësues të shoqatave shqiptare, si dhe me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Greqi.
Takimi me përfaqësuesit e Lidhjes së Mësuesve të Gjuhës […]

By |28 Shtator, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te AKD zhvillon takime me përfaqësues të mësuesve të gjuhës shqipe si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi Janë të Mbyllura

Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Biblioteka Kombëtare nënshkruajnë marrëveshje për promovimin e trashëgimisë shqiptare në botë

Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë  nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë dokumentare e kulturore shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Përmes kësaj marrëveshjeje do të zhvillohen projekte të përbashkëta, ekspozita, konferenca, botime shkencore dhe nisma digjitale, me synim forcimin e lidhjeve mes […]

By |31 Korrik, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Biblioteka Kombëtare nënshkruajnë marrëveshje për promovimin e trashëgimisë shqiptare në botë Janë të Mbyllura

Konsultim me profesionistët shqiptarë në Itali për Strategjinë Kombëtare të Diasporës

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Vilma Premti, së bashku me Drejtoren Ekzekutive të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, dhe Drejtoren e Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Kulturës dhe Diasporës në MEPJ, znj. Silvana Leskaj, pritën sot në një takim konsultues përfaqësues të Shoqatave të Profesionistëve Shqiptarë në Itali, në kuadër të […]

By |20 Korrik, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Konsultim me profesionistët shqiptarë në Itali për Strategjinë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

“Shqiptarët pa Kufij”: Drejtoresha Ekzekutive prezanton vizionin e ri për diasporën shqiptare përmes Strategjisë Kombëtare 2026–2030

Në emisionin “Shqiptarët pa Kufij” në RTSH2, një hapësirë mediatike kushtuar diasporës shqiptare, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, ishte e ftuar për të ndarë me publikun prioritetet, nismat dhe risitë e politikave shtetërore në mbështetje të bashkëkombësve tanë jashtë vendit.

Gjatë intervistës, znj. Xhafa prezantoi “Draft Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026–2030” […]

By |14 Korrik, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te “Shqiptarët pa Kufij”: Drejtoresha Ekzekutive prezanton vizionin e ri për diasporën shqiptare përmes Strategjisë Kombëtare 2026–2030 Janë të Mbyllura

Takim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në MB dhe Shoqatën “Ardhmëria”

Aty ku jetojnë shqiptarët, rreh fort edhe zemra e kombit.
Në Londër, Agjencia Kombëtare e Diasporës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në MB dhe kryesinë e Shoqatës “Ardhmëria”.
Takimi ishte shumë më tepër se një vizitë zyrtare.
Gjatë bashkëbisedimit u ndanë përvoja, sfida dhe ide për të ardhmen, me synimin e […]

By |5 Korrik, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te Takim me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në MB dhe Shoqatën “Ardhmëria” Janë të Mbyllura

STRATEGJIA E RE KOMBËTARE E DIASPORËS 2026–2030 – KONSULTIMI PUBLIK

Diaspora është kapital njerëzor. Është ekspertizë profesionale. Është investim. Është rrjet ndërkombëtar. Është kulturë, identitet, diplomaci ekonomike dhe fuqi zhvillimi.
Prej vitesh, ne e kemi besuar dhe e kemi punuar këtë në praktikë: përmes rrjetëzimit të biznesit, promovimit të produkteve shqiptare, kulturës, turizmit, artit, grave sipërmarrëse, profesionistëve dhe brezave të rinj të diasporës.
Sot, ky vizion merr […]

By |2 Korrik, 2026|Të rejat e fundit|Komentet te STRATEGJIA E RE KOMBËTARE E DIASPORËS 2026–2030 – KONSULTIMI PUBLIK Janë të Mbyllura