Përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe vendore u mblodhën në Tiranë në kuadër të takimit të katërt të Komitetit Drejtues të projektit “Strengthening Local Institutional Capacities on Migration in Albania”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi u fokusua në ecurinë e projektit, sfidat e zbatimit dhe prioritetet për fazën e ardhshme, me synim forcimin e koordinimit ndërinstitucional në nivel vendor, promovimin e lëvizshmërisë së brendshme të fuqisë punëtore, riintegrimin e migrantëve të kthyer dhe nxitjen e investimeve të diasporës.

Agjencia Kombëtare e Diasporës ishte pjesë e këtij takimi, ku ndau eksperiencën e saj dhe informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndjekur deri tani në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030 dhe Planit të Veprimit, si dhe mbi përfundimin e këtij procesi.