Monthly Archives: Korrik 2019

Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës zhvilloi sot takimin e radhës

Në këtë takim morën pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe anëtarët e këshillit të cilët u njohën me aktivitetet e realizuara nga ky institucion.

Drejtoresha ekzekutive e AKD-së znj. Etleva Kondi prezantoi një raport të detajuar mbi aktivitetet e zhvilluara nga ky institucion deri më tani dhe ato që janë planifikuar për […]

By |Korrik 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës zhvilloi sot takimin e radhës Janë të Mbyllura

Mbledhja e tretë e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta

Më 22-23 korrik u zhvillua në Vlorë mbledhja e tretë e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta. Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u hartuan standardet për tekstet e përbashkëta për Diasporën.

By |Korrik 23rd, 2019|Uncategorized|Komentet te Mbledhja e tretë e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta Janë të Mbyllura

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës vizitë në komunitetin shqiptar në Bullgari

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj. Etleva Kondi është duke zhvilluar një vizitë në komunitetin shqiptar në Bullgari ku është takuar me Kryetaren e Bashkisë së qytetit Ivaylovgrad, Diana Ovcarova si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Bullgari.

Znj. Kondi gjithashtu mori pjesë edhe në takimin e organizuar nga ambasadorja e Shqipërisë znj. Donika Hoxha […]

By |Korrik 19th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës vizitë në komunitetin shqiptar në Bullgari Janë të Mbyllura

Publikohet numri i dytë i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për Strategjinë Kombëtare të Diasporës

Agjencia Kombëtare për Diasporën publikon numrin e dytë të Buletinit tremujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2018-2024.

Ky publikim, i cili përmban masat e Planit të Veprimit që janë në proces zbatimi, është një pasqyrë e plotë e punës së kryer për realizimin […]

By |Korrik 12th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet numri i dytë i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit për Strategjinë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

Miratohet vendimi për “Organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë për “Organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.
Objekti i këtij vendimi është nxitja dhe përkrahja e organizimit të procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në vendet pritëse të Diasporës shqiptare.

Sipas këtij vendimi kanë […]

By |Korrik 4th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Miratohet vendimi për “Organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë” Janë të Mbyllura

Në Karakurt gjatë mësimeve të valleve tradicionale me valltarët e Ansamblit Kombëtar Shqiptar

Fëmijët e komunitetit shqiptar do të kenë mundësi që për dhjetë ditët në vijim të mësojnë kërcime tradicionale shqiptare nga valltarët profesionistë të Ansamblit Kombëtar Shqiptar. Ky cikël mësimesh është pjesë e marrëveshjes midis Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë.

By |Korrik 1st, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Në Karakurt gjatë mësimeve të valleve tradicionale me valltarët e Ansamblit Kombëtar Shqiptar Janë të Mbyllura