Fëmijët e komunitetit shqiptar do të kenë mundësi që për dhjetë ditët në vijim të mësojnë kërcime tradicionale shqiptare nga valltarët profesionistë të Ansamblit Kombëtar Shqiptar. Ky cikël mësimesh është pjesë e marrëveshjes midis Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë.