Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, zhvilloi një aktivitet për të përkujtuar një ditë të shënuar për historinë e migracionit shqiptar, hyrjen në ambasada dhe fillimin e eksodit të shqiptarëve, më 2 korrik 1990.

Aktiviteti u hap me një fjalë përshëndetëse nga ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. “Kjo datë prodhoi një akt që refuzoi atë që ishte dhe pohoi atë ndryshim që do të vinte. Numri i shtetasve shqiptarë me nënshtetësi të huaj po rritet në vendet pritëse. Ata ndryshuan Shqipërinë dhe influenca e tyre është e madhe”, u shpreh ministri Majko.

Duke u nisur nga rëndësia e kësaj date për vendin dhe historinë e migracionit shqiptar, takimi u përshëndet edhe nga ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Në fund të diskutimeve, u përurua edhe një vepër skulpturore kushtuar kësaj ngjarjeje, krijiim i artistit Agim Rada.

Ndiqni live aktivitetin