Këshilli Koordinues i Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës përfaqëson dhe koordinon marrëdhëniet me diasporën.

Kanada – Adriana Fishta-Bejko

Doktor i shkencave në Shkencat pedagogjike me fokus në përvetësimin e gjuhëve të huaja. Dr. Fishta-Bejko është një intelektuale e njohur si mësimdhënëse, autore dhe studiuese shkencore. Gjatë 42 viteve specialiste në fushën e arsimit ka arritur të krijojë raporte me drejtues në fushën e arsimit, prindërve dhe nxënësve, duke pasur influencë pozitive në vende të ndryshme të botës me kontribut ne mësimdhënie në disa kontinente dhe shumë shtete. Për arritjet e saj në fushën e arsimit, në vitin 2002 ajo u laureua me çmimin “Who’s who” për drejtuesit ekzekutiv në kontinentin amerikan dhe në vitin 2019 u shpall laureate e çmimit “Lifetime Achievement” në Kanada. Në maj të vitit 2018 ajo u zgjodh kryetare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave”, Calgary, Alberta.

Francë – Anila Hyka Smorgrav

Profesioniste në fushën e IT-së dhe telekomit. Ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera Master në Oslo për IT; njëkohësisht filloi të punojë si pedagoge pranë këtij institucioni. Është diplomuar edhe me master MBA në ESCP Evropë, një nga shkollat e biznesit më prestigjioze të Evropës. Njëkohësisht ajo drejton projekte dhe është konsulente biznesesh të rëndësishme në gjithë Evropën. Aktiviste e organizatave shqiptare në migracion; drejtuese e Shoqatës franko-shqiptare “Albania” në Paris.

Hollandë – Ardian Lekaj

Lekaj është një histori suksesi në fushën e biznesit evropian dhe më gjerë. Ka mbaruar studimet për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master i ka kryer në Holandë për prokurime. Që prej vitit 1991 jeton në Holandë. Është ekspert i rëndësishëm financiar duke drejtuar biznese dhe projekte me vlera të konsiderueshme financiare. Gjithashtu z. Lekaj është aktivist dhe mbështetës i komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Bashkethemelues i Fondacionit Dutch Albanian Foundation.

Kanada – Ardian Radovicka

I lindur në 1960, Ardian Radovicka vazhdoj studimet për Inxhinieri Ndërtimi, dega Hidroteknikë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Shërbeu në vitet 1985-2001 në Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës, 8 vjetët e fundit si Drejtor i Përgjithshëm. Drejtojë së bashku me konsulentët ndërkombëtarë të gjitha fazat e studimit dhe implementimit të Projektit të Rehabilitimit të Ujësjellësit të Durrësit të financuar nga Banka Botërore. Në vitin 2000 themeloi Shoqatën e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë dhe u vlerësua me “Çmimin e Themelimit” në 10 vjetorin e saj. Në 2002 mbrojti me rezultate maksimale nivelin Mastër në Universitetin La Sapienza, Romë, Itali. Z. Radovicka drejtojë mjaft projekte të fuqizimit institucional të ndërmarjeve të ujësjellesave dhe punojë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në vitet 2002-2006. Ai emigrojë në Kanada në 2006, ku punon si drejtues projektesh studimore në fushën e modelimeve hidraulike në Ujësjellësin e Torontos. Në vitin 2009 u liçensua si Inxhinier Profesionist nga Shoqëria e Inxhinierëve Profesionistë të Ontarios. Është anëtar i shoqatave inxhinierike dhe artistike pasi piktura është pasioni i tij. Ka hapur mjaft ekspozita personale dhe në grup me artistët Shqiptaro-Kanadezë. Ai është një organizator i apasionuar i aktiviteteve që promovojnë kulturën, traditat e kombit dhe bashkojnë komunitetin Shqiptaro-Kanadez.

Australi – Bashkim Bekiri

Bekiri ishte Kryetar i Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro – Australian. Ai ka merita të veçanta në organizimin e komunitetit shqiptar në Australi duke mbajtur njëkohësisht edhe lidhjet me vendlindjen. Ka iniciuar një sërë aktivitetesh kushtuar kulturës dhe traditës shqiptare, duke qenë një protagonist i komunitetit shqiptar në Australi.

Britani e Madhe – Brikena Muharremi

Avokatja e parë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar që në vitin 2005. Znj. Muharremi ka kryer studimet Bachelor në drejtësi në Universitetin Westminster në Londër. Aktualisht është e licensuar në Londër si Barrister, avokate me të drejta përfaqësimi në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells. Ajo është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik në Mbretërinë e Bashkuar (BALA) që nga viti 2016. Në 2020 gjithashtu është zgjedhur kryetare e shoqatës britaneze ‘I Can Be’. Aktiviste e njohur në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin Ambasadore e Kombit nga Qeveria Shqiptare.

Britani e Madhe – Endri Hatillari

Hatillari është i lindur në Tiranë, dhe jeton prej mëse dymbëdhjetë vitesh në Britani të Madhe, ku edhe ka kryer studimet Universitare dhe ato pas Universitare për “Menaxhim Zhvillimi (Development Management)” duke u diplomuar me ‘Master Shkencor’. Eksperienca e tij profesionale konsiston në shumë pozicione menaxheriale duke punuar për një sërë korporatash ndërkombëtare, si në sektorin e ‘Telekomunikacionit’, atë të ‘Sistemit Bankar’, si dhe në organizata ndërkombëtare “Jo Qeveritare”, “Autoritete Lokale” në Londër, dhe “Sistemin Arsimor Universitar”. Aktualisht Z. Hatillari punon në Bashkinë e Brent, në veri-perëndim të Londrës, në Departamentin e Strehimit, çka i mundëson një kontakt të përditshëm me komunitetin Shqiptar në Britani. Ai u përzgjodh si kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2018 për Bashkinë “Harroë” në veri të Londrës dhe prej shumë vitesh luan një rol tepër aktiv në konsolidimin dhe promovimin e vlerave të komunitetit shqip-folës në Britaninë e Madhe.

SHBA – Esmeralda Mosko

Këshilltare bordi e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi” me qendër në Neë York. Themeluese e Fondacionit “Global Albanians Foundation”. Interesat e saj janë të fokusuara në të drejtat e fëmijëve, advokimin për edukimin dhe të drejtat e njeriut. Fillimisht ka punuar në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku i është dhënë titulli i nderit “Meritorious Honor Aëard” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Greqi – Gazmend Kapllani

Kapllani ka kryer studime doktorale në shkenca Juridike dhe Filozofi ne Athinë. Ai prej vitesh është profesor në universitet dhe ka një sërë publikimesh politike, letrare ne gjuhën greke si dhe ka realizuar disa kërkime shkencore. Ka kontribut aktiv në jetën politike në shtetin grek si dhe pjesëmarrje aktive në disa konferenca ndërkombëtare. Aktualisht është shkrimtar i suksesshëm, dramaturg, gazetar dhe mbrojtës i të drejtave të migrantëve shqiptarë në Greqi.

Gjermani – Lazim Destani

Z. Destani, i lindur në Tetovë në 1954, ka emigruar në moshë të hershme drejt Gjermanisë për arsye ekonomike. Në 1987 themelon biznesin e tij të parë, kompaninë për transport udhëtarësh, “Sharr Turist”, që ishte linja e parë dhe në ato vite e vetme, që i shërbeu diasporës sonë si urë lidhëse mes vendeve të Europës Perëndimore dhe vendlindjes. Disa vite më vonë, si biznes familjar, vjen themelimi i kompanisë “Ecolog International” ku prej shumë vitesh z. Destani është Kryetar i Bordit Këshillëdhënës. Shquhet për aktivitetet e tij kombëtare si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive që u ka dhënë projekteve nga sfera e arsimit, sportit, kulturës dhe ajo humanitare. Ka marrë disa tituj nderi si nga autoritetet më të larta shqiptare: “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës; “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës; “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në 2012; “Qytetar Nderi” nga Kryetari i Komunës së Tetovës; ndërsa nga Kongresisti Eliot Engël ka pranuar Flamurin Amerikan që për nder të z. Destani u valëvit mbi Selinë e Kongresit Amerikan.

SHBA- Mark Gjonaj

Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit. I diplomuar në “Saint John’s University”, z. Mark Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e New York-ut zgjedhur që prej 2017, ndërsa në 2012-2017 ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Neë Yorkut. Aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare.

Turqi – Namik Shabi

Kryetari i shoqatës “Vatra” në Turqi me aktivitet të rëndësishëm në promovimin e shqiptarëve në shoqërinë turke, njëkohësisht edhe lobues për investimet e huaja në trevat shqiptare. Z. Shabi ka kontribut në ngritjen e qendrave kulturore shqiptare si dhe rimëkëmbjen e shoqatave shqiptare në Turqi. Z. Shabi ka qenë organizator i një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të gjerë të komuniteti shqiptar në shtetin e Turqisë.

Itali – Rosario Petta

Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi”, komuna arbëreshe në Itali. Ai ka kontribut të vyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditave arbëreshe si dhe organizimet kulturore si kryetar bashkie dhe anëtar i këshillit bashkiak prej vitesh. Z. Petta është aktivist dhe koordiantor i dalluar në aktivitetet e organizuara nga komuniteti arbëresh, sidomos në marrëdhënie me vendin e origjinës.

Zvicër – Sokrat Sinaj

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Sinaj i lindur në nëntor 1956 studioi shkencat bujqësore në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, Tiranë. Në vitin 1993, mbrojti me rezultate maksimale doktoraturën (PhD) për shkencat bujqësore në Institutin Kombëtar Politeknik të Lorenës, Nancy, Francë. Mbas doktoraturës, për dy vjet, ka kryer studime postdoktorale në Qendrën Kombëtare Franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS) po në Nancy, Francë ku mban dhe titullin Prof. Dr. i shkencave bujqësore. Nga viti 1995, për 12 vjet, punoi si Profesor i asociuar në Departamentin e Agronomisë të Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut (ETHZ) në Zvicër dhe nga viti 2007 është përgjegjës për kërkimet shkencore në fushën e të ushqyerit të bimëve bujqësore, Agroscope (Instituti Kombëtar Zviceran i Shkencave Bujqësore) në Zvicër. Nga viti 2003, për katër vjet, ka drejtuar Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2005 ka fituar titullin Profesor i Universiteteve franceze nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Francë dhe titullin Profesor sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Z. Sinaj ka koordinuar projekte të shumta shkencore me impakt ndërkombëtar dhe ka publikuar më shumë se 200 artikuj në revistat shkencore më prestigjioze të fushës. Ai është anëtar i komiteteve shkencore për disa revista ndërkombëtare dhe mbështet aktivisht interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit.

SHBA – Visar Tasimi

Shqiptaro-amerikani i brezit të dyte i lindur në SHBA. I diplomuar nga Universiteti i Connecticut-it, si ekonomist dhe zëvendëspresident në fushën e sigurimit shëndetësor. I zgjedhur si 40 ekonomistët më të suksesshëm nën 40 vjeç “40 under 40” ne edicionin e 23-të të gazetës ekonomike “The Hartford Business Journal”. Aktiv në qeverisjen lokale, ku mban postin në Bordin e Financave të qytetit Naugatuck, Connecticut që më 2018. Themelues i shkollës shqipe në Waterbury më 2011, njëkohësisht themelues i bursës vjetore “Albanian Community Scholarship of Waterbury” dhe drejtor i festivalit kombëtar shqiptar në Waterbury. Ka bashkëpunime të vazhdueshme me Senatin Amerikan dhe ka qenë disa herë i ftuar në Kuvendin e Connecticut-it për mbrojtjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe njohjes së lejeve të drejtimit në SHBA.