Drejtori Ekzekutiv

Sonila Hysi

Sonila.Hysi@akd.gov.al

Znj. Sonila Hysi Ruka ka lindur, më 4 gusht 1985. Studimet e larta i ka kryer për Financë në “State University of New York”/ Empire State College, USA në vitet 2004-2009. Ka përfunduar studimet në nivelin Master për “Administrim Biznesi” pranë “Institut Universitaire Kurt Bösch” në Zvicër në vitin 2013. Kandidate për PhD pranë Sofia University “St. Kliment Ohridski”.

Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2009, pranë sektorit privat në departamentin e financës duke vijuar në rolin e Drejtorit Ekzekutiv për një periudhë 5 vjeçare.

I është bashkëlidhur administratës publike në vitin 2014, pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Para marrjes së detyrës si Drejtore Ekzekutive pranë Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ka punuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për 4 vite në pozicionin drejtues, Përgjegjës për Menaxhimin Financiar të ndihmës së BE-së (programe IPA dhe IPARD) në Republikën e Shqipërisë.