Monthly Archives: Dhjetor 2020

KQZ nis procedurat për votimin jashtë vendit

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë historike në vendin tonë, pasi për herë të parë pritet të aplikohet votimi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur lëvizjet e saj, teksa së fundmi i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Përmes saj, KQZ i […]

By |Dhjetor 26th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te KQZ nis procedurat për votimin jashtë vendit Janë të Mbyllura

Urimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës për Krishtlindje

Gëzuar Festat dhe urimet më të mira për vitin e ri 2021.

By |Dhjetor 25th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Urimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës për Krishtlindje Janë të Mbyllura

Agjencia Kombëtare e Diasporës raporton në Nënkomisionin e Diasporës dhe Migracionit në Kuvendin e Shqipërisë

Agjencitë përgjegjëse të Diasporës kanë raportuar punën e tyre gjatë vitit 2020 para nënkomisionit për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje u vlerësua se baza veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës 2021-2025″ që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Ministri i […]

By |Dhjetor 21st, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Agjencia Kombëtare e Diasporës raporton në Nënkomisionin e Diasporës dhe Migracionit në Kuvendin e Shqipërisë Janë të Mbyllura

Publikohet revista elektronike e marrëveshjeve të Republikës së Shqipërisë, në fushën e sigurimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit

Revista “Marrëveshjet Shtetërore në Fushën e Sigurimeve për Shtetasit Shqiptarë Jashtë Vendit” është botim i veçantë elektronik i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Botimi i revistës lidhet me dhënien e informacionit të plotë për publikun për marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Shqipërisë me shtetet pritëse të komuniteteve shqiptare për njohjen e ndërsjellët të kontributeve të sigurimeve shoqërore […]

By |Dhjetor 21st, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet revista elektronike e marrëveshjeve të Republikës së Shqipërisë, në fushën e sigurimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit Janë të Mbyllura

Për herë të parë, botohet revista e raportimeve vjetore të Koordinatorëve Shtetërorë për vitin 2020

Revista informuese “Raportimi i Koordinatorëve Shtetëror – 2020” është një botim i veçantë elektronik i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Revista paraqet raportimet vjetore të Koordinatorëve Shtetërorë për vitin 2020 për çështje që kanë të bëjnë me fushën e tyre të përgjegjësisë në aplikimin e politikës shtetërore për diasporën shqiptare.

Koordinatorët shtetërorë emërohen me urdhër të veçantë të […]

By |Dhjetor 21st, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Për herë të parë, botohet revista e raportimeve vjetore të Koordinatorëve Shtetërorë për vitin 2020 Janë të Mbyllura

Publikohet raporti “Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020”

Në Ditën Kombëtare të Diasporës dhe në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, INSTAT publikon raportin “Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020”. Qëllimi i raportit është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilit të saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale të Diasporës.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni publikimin e plotë:

Diaspora […]

By |Dhjetor 18th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet raporti “Diaspora e Shqipërisë në Shifra, 2020” Janë të Mbyllura

Urim i Agjencisë Kombëtare të Diasporës për Ditën e Diasporës Shqiptare

Agjencia Kombëtare e Diasporës sot, në Ditën e Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit, përcjell urimet më të mira për pjesën e kombit që nuk jeton në vendlindje.

Diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut themelor për ekzistencën e kombit dhe është një mundësi e madhe për zhvillimin e vendlindjes.

By |Dhjetor 18th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Urim i Agjencisë Kombëtare të Diasporës për Ditën e Diasporës Shqiptare Janë të Mbyllura

Botohet libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024”, (përmbledhje dokumentesh)

Botohet libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024”, si një dokument përmbledhës i punës së kryer nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2018-2024. Aty janë përfshirë buletinet tre mujorë lidhur me aktivitetet institucionale në fushën e marrëdhënieve me diasporën shqiptare.

Në 1 janar 2021 hyn në fuqi […]

By |Dhjetor 14th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Botohet libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024”, (përmbledhje dokumentesh) Janë të Mbyllura

Për herë të parë, financimi buxhetor për diasporën shqiptare bëhet pjesë e Programit Buxhetor Afatmesëm 2021 – 2023 të Republikës së Shqiperisë

Me propozimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr.897, Datë 18.11.2020 “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2021-2023”, të rishikuar.

Ky vendim parashikon shpenzimet buxhetore për politikat shtetërore për diasporën shqiptare, të cilat janë të mbështetura në vlerësimet e dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e […]

By |Dhjetor 9th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Për herë të parë, financimi buxhetor për diasporën shqiptare bëhet pjesë e Programit Buxhetor Afatmesëm 2021 – 2023 të Republikës së Shqiperisë Janë të Mbyllura

Botohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2020”

Botohet libri “Politika Shtetërore për Diasporën 2020”. Ai është përmbledhje e dokumenteve dhe akteve në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Ky libër është një botim vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Libri “Politika Shtetërore për Diasporën 2020” është botimi i tretë vjetor. Ai është publikimi pasardhës i librave “Politika Shtetërore për Diasporën 2018” dhe “Politika […]

By |Dhjetor 3rd, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Botohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2020” Janë të Mbyllura