Monthly Archives: Dhjetor 2019

Publikohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2019”

Botimi vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës “Politika Shtetërore për Diasporën 2019” është publikimi pasardhës i “Politikës Shtetërore për Diasporën 2018”. Ky vëllim vlerëson zbatimin e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për Diasporën gjatë këtij viti.

Politika shtetërore për Diasporën synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, nxitjen e angazhimit të […]

By |Dhjetor 31st, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2019” Janë të Mbyllura

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës mbajti ditën e sotme mbledhjen e radhës, e cila u drejtua nga kryetari i këtij Këshilli, z. Etjen Xhafaj, zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit miratuan Raportin Vjetor të Agjencisë Kombëtare të Diasporës për vitin 2019; Buletinin Nr. 4 (Dhjetor 2019); […]

By |Dhjetor 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Zhvillohet mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

Këshilli Koordinues i Diasporës i uron gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë Gëzuar festat e fundvitit

Këshilli Koordinues i Diasporës i uron gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë Gëzuar festat e fundvitit. Qoftë 2020 një vit më i mbarë se ky që po lëmë pas. Sjelltë sa më shumë dashuri, mirëkuptim, shëndet, paqe dhe bashkëpunim mes motrash e vëllezërish për të mirën e Kombit!

Këshilli Koordinues i Diasporës si Institucion i pavarur në […]

By |Dhjetor 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Këshilli Koordinues i Diasporës i uron gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë Gëzuar festat e fundvitit Janë të Mbyllura

Aktiviteti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Zara të Kroacisë

Më 27 dhjetor, në Teatrin Kombëtar në Zadar të Kroacisë, u shfaq koncerti humanitar me tre artistët e mirënjohur shqiptarë Inva Mula, Olen Cezari dhe Genc Tukiçi.

Fondet e mbledhura nga koncerti, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

By |Dhjetor 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Aktiviteti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës në Zara të Kroacisë Janë të Mbyllura

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan sot pasdite një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha

Z. Basha i falenderoi personalitetet e Diasporës për vullnetin e tyre për të kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë dhe u shpreh se Partia Demokratike e mirëpret dhe e mbështet bashkëpunimin me Diasporën shqiptare dhe përfaqësuesit e saj.

Gjatë takimit u diskutua edhe për disa çështje të rëndësishme të këtij bashkëpunimi si rritja e pjesëmarrjes […]

By |Dhjetor 19th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan sot pasdite një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha Janë të Mbyllura

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan një takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

Z.Ruçi i falenderoi anëtarët e Këshillit për përgjegjësinë dhe kontributin e tyre në këtë strukturë të rëndësishme të bashkëpunimit të shtetit shqiptar me Diasporën.

Disa prej çështjeve kryesore në të cilat u fokusuan anëtarët e Këshillit ishin tërheqja e më shumë investimeve nga Diaspora dhe incentivat për to, e drejta e votës për shqiptarët që jetojnë […]

By |Dhjetor 19th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan një takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi Janë të Mbyllura

Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës në Shqipëri, më 18 dhjetor, u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës, me qëllim diskutimin për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli.

Mbledhja u hap nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, i cili në fjalën e tij, falënderoi anëtarët […]

By |Dhjetor 19th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës Janë të Mbyllura

Mbledhja e radhës e Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Sot, në Kryeministri, Grupi i Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, kryesuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit. Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe nga zëvendësministrat e ministrive te linjës […]

By |Dhjetor 16th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Mbledhja e radhës e Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

Vizita në Holandë / Në aktivitetin për festat kombëtare dhe aktiviteti “Xhubleta”

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko mori pjesë në aktivitetin për festat kombëtare dhe aktivitetin “Xhubleta”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hagë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Në fjalën e tij, ministri Majko u shpreh për situatën që po kalon vendi ynë në këtë periudhë, duke falenderuar për mbështetjen […]

By |Dhjetor 6th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Vizita në Holandë / Në aktivitetin për festat kombëtare dhe aktiviteti “Xhubleta” Janë të Mbyllura

Aktiviteti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës në New York

Filloi me një minutë heshtje aktiviteti i Diasporës shqiptare në New York organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me artistët e Ansamblin Kombëtar të Teatrit të Operas dhe Baletit për situatën aktuale që po kalon vendi jonë. Gjithashtu, pjesëmarrësit bënë thirrje për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

By |Dhjetor 2nd, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Aktiviteti i Agjencisë Kombëtare të Diasporës në New York Janë të Mbyllura