Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës mbajti ditën e sotme mbledhjen e radhës, e cila u drejtua nga kryetari i këtij Këshilli, z. Etjen Xhafaj, zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit miratuan Raportin Vjetor të Agjencisë Kombëtare të Diasporës për vitin 2019; Buletinin Nr. 4 (Dhjetor 2019); dhe Rregulloren për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Raporti Vjetor është një përmbledhje e funksioneve dhe aktiviteteve institucionale të realizuara nga Agjencia dhe shërben për të informuar institucionet përkatëse rreth veprimtarisë dhe arritjeve të Agjencisë gjatë 2019-ës si dhe prezantimi i parashikimit të zbatimit të aktiviteteve gjatë 2020-ës.

Buletini nr. 4 (dhjetor 2019) jep një informacion të detajuar mbi ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, të Strategjisë Kombëtare të Diasporës nga institucionet shtetërore përgjegjëse për politikat e Diasporës.

Vendimet e plota mund ti lexoni mëposhtë:
VENDIM Nr. 5, datë 30.12.2019, I KËSHILLIT DREJTUES “PËR MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS PËR VITIN 2019”

VENDIM Nr. 6, datë 30.12.2019, I KËSHILLIT DREJTUES “PËR MIRATIMIN E BULETINIT NR. 4, DHJETOR 2019”

VENDIM Nr. 7, datë 30.12.2019, I KËSHILLIT DREJTUES “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE NË AGJENCINË KOMBËTARE TË DIASPORËS”