Këshilli Koordinues i Diasporës i uron gjithë bashkëatdhetarëve kudo që janë Gëzuar festat e fundvitit. Qoftë 2020 një vit më i mbarë se ky që po lëmë pas. Sjelltë sa më shumë dashuri, mirëkuptim, shëndet, paqe dhe bashkëpunim mes motrash e vëllezërish për të mirën e Kombit!

Këshilli Koordinues i Diasporës si Institucion i pavarur në shërbim të bashkëkombasve tanë në Diasporë, synon të krijojë ura lidhëse me vëndin amë, të kontribuojë në konsolidimin e një Diaspore të vetëdijshme për misionin e saj atëdhetar, të ruajë, kultivojë dhe përhapë gjuhën, kulturën dhe traditat tona më të mira, të mbështesë dhe orientojë potencialet intelektuale të Diasporës në shërbim të zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik të kombit tonë, të jetë zëri i së vërtetës në shërbim të interesave të popullit dhe çështjeve kombëtare.

Urimi i Këshillit Koordinues të Diasporës