Botimi vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës “Politika Shtetërore për Diasporën 2019” është publikimi pasardhës i “Politikës Shtetërore për Diasporën 2018”. Ky vëllim vlerëson zbatimin e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për Diasporën gjatë këtij viti.

Politika shtetërore për Diasporën synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, nxitjen e angazhimit të tyre në jetën sociale dhe politike dhe rritjen e kontributit në vendin e origjinës.

Materialet e përfshira në këtë botim shërbejnë për informimin e publikut brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e veprimtarisë së institucioneve shtetërore si edhe politikat e legjislacionin e ri për Diasporën shqiptare.

Botimin mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:
Politika Shtetërore për Diasporën 2019