Sot, së bashku me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe partnerët e përfshirë në këtë proces, përmbyllëm një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëpunimi, me pjesëmarrjen e institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile, akademisë, bashkive dhe përfaqësuesve të diasporës.
Nën drejtimin e MEPJ-së dhe me rolin koordinues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Strategjia e re përcakton një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme ndaj diasporës, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin e Shqipërisë dhe në procesin e integrimit evropian.
Falënderojmë të gjitha institucionet, organizatat, ekspertët, partnerët dhe përfaqësuesit e diasporës që kontribuan në këtë proces, si dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar.
Pas finalizimit, procesi vijon me hapat për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030 nga Këshilli i Ministrave.








