Agjencia Kombëtare e Diasporës duke patur parasysh objektin e veprimtarisë institucionale dhe duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Diasporën shqiptare me qëllim dhënien e bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, gjithashtu duke përmbushur angazhimet në kuadër të Vendimit Nr. 447, datë 22.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për kriteret e dhënies së bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2021-2022”, hap thirrjet për studentët që janë pjesë e komunitetit shqiptar në vendet e përcaktuara në këtë vendim.

Për këtë qëllim Agjencia Kombëtare e Diasporës ka përgatitur manualin ku mund të gjeni vendet në të cilat shtetasit e huaj me origjinë shqiptare mund të aplikojnë; numrin e bursave sipas vendeve; kriteret bazë si dhe kriteret shtesë për përfitimin e bursës; fushat prioritare të studimit; dokumentat e nevojshëm për aplikim; si dhe mënyrën e përzgjedhjes.

Dokumentacioni që do të paraqitet nga aplikantët duhet të dërgohet në misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë të akredituara në vendet e përcaktuara në Vendimin e mësipërm.

Për të shfletuar manualin klikoni këtu:

https://online.fliphtml5.com/wpfxe/zegz/