Në vijim të vizitës dy ditore, drejtoresha e diasporës, Znj. Hasanllari dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë në Kosovë. Qëllimi i takimeve është shkëmbimi i eksperiencës mbi koordinimin me njesitë vendore përgjegjëse për diasporën dhe migracionin si dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Në përfundim të takimeve teknike të dy palet shkëmbyen plane veprimi të përbashkëta dhe konkluzione që pritet të zbatohen në të ardhmen.