Revista elektronike “Komiteti Shtetëror për Diasporën” është një pasqyrë e plotë e të gjitha vendimeve të miratura dhe strukturave përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore për Diasporën.

Komiteti luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve jashtë vendit. Funksion i tij është përgatitja e linjave orientuese për hartimin e politikave të reja aktive dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike në fushën e Diasporës, mbështetja dhe monitorimi i veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare për Diasporën si dhe koordinimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Ky komitet drejtohet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe në përbërje të tij janë anëtarët e kabinetit që drejtojnë ministritë të fushave të mundshme për bashkëpunim me Diasporën.

Ndër vite, kontributi i Diasporës shqiptare ka pasur rëndësi në aspektin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit, prandaj institucionet shtetërore po vijojnë punën e tyre në zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse të shtetit shqiptar me qëllim nxitjen, angazhimin dhe bashkëpunimin e Diasporës në fusha të ndryshme.

Revistën elektronike të plotë mund ta lexoni këtu:

Revista e Komitetit Shtetëror për Diasporën