Këshilli Koordinues i Diasporës
Këshilli Koordinues i Diasporës përfaqëson dhe koordinon marrëdhëniet me diasporën.
Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës
Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit. I diplomuar në “Saint John’s University”, z. Mark Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e New York-ut zgjedhur që prej 2017, ndërsa në 2012-2017 ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Neë Yorkut. Aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare.
Nën/Kryetare e Këshillit Koordinues të Diasporës
Vlerësuar me çmimin Elitë e Gruas Shqiptare në Botë për integritetin e saj profesional, Anxhela ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada.Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkine e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008.
Sekretare e Këshillit Koordinues të Diasporës
Profesioniste në fushën e IT-së dhe telekomit. Ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera Master në Oslo për IT; njëkohësisht filloi të punojë si pedagoge pranë këtij institucioni. Është diplomuar edhe me master MBA në ESCP Evropë, një nga shkollat e biznesit më prestigjioze të Evropës. Njëkohësisht ajo drejton projekte dhe është konsulente biznesesh të rëndësishme në gjithë Evropën. Aktiviste e organizatave shqiptare në migracion; drejtuese e Shoqatës franko-shqiptare “Albania” në Paris.
Lekaj është një histori suksesi në fushën e biznesit evropian dhe më gjerë. Ka mbaruar studimet për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master i ka kryer në Holandë për prokurime. Që prej vitit 1991 jeton në Holandë. Është ekspert i rëndësishëm financiar duke drejtuar biznese dhe projekte me vlera të konsiderueshme financiare. Gjithashtu z. Lekaj është aktivist dhe mbështetës i komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Bashkethemelues i Fondacionit Dutch Albanian Foundation.
Avokatja e parë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar që në vitin 2005. Znj. Muharremi ka kryer studimet Bachelor në drejtësi në Universitetin Westminster në Londër. Aktualisht është e licensuar në Londër si Barrister, avokate me të drejta përfaqësimi në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells. Ajo është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik në Mbretërinë e Bashkuar (BALA) që nga viti 2016. Në 2020 gjithashtu është zgjedhur kryetare e shoqatës britaneze ‘I Can Be’. Aktiviste e njohur në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin Ambasadore e Kombit nga Qeveria Shqiptare.
Z. Destani, i lindur në Tetovë në 1954, ka emigruar në moshë të hershme drejt Gjermanisë për arsye ekonomike. Në 1987 themelon biznesin e tij të parë, kompaninë për transport udhëtarësh, “Sharr Turist”, që ishte linja e parë dhe në ato vite e vetme, që i shërbeu diasporës sonë si urë lidhëse mes vendeve të Europës Perëndimore dhe vendlindjes. Disa vite më vonë, si biznes familjar, vjen themelimi i kompanisë “Ecolog International” ku prej shumë vitesh z. Destani është Kryetar i Bordit Këshillëdhënës. Shquhet për aktivitetet e tij kombëtare si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe progresive që u ka dhënë projekteve nga sfera e arsimit, sportit, kulturës dhe ajo humanitare. Ka marrë disa tituj nderi si nga autoritetet më të larta shqiptare: “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës; “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës; “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në 2012; “Qytetar Nderi” nga Kryetari i Komunës së Tetovës; ndërsa nga Kongresisti Eliot Engël ka pranuar Flamurin Amerikan që për nder të z. Destani u valëvit mbi Selinë e Kongresit Amerikan.
Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi”, komuna arbëreshe në Itali. Ai ka kontribut të vyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditave arbëreshe si dhe organizimet kulturore si kryetar bashkie dhe anëtar i këshillit bashkiak prej vitesh. Z. Petta është aktivist dhe koordiantor i dalluar në aktivitetet e organizuara nga komuniteti arbëresh, sidomos në marrëdhënie me vendin e origjinës.
Besmir Rrjolli, jeton në Milano nga viti 2004, themelues i shoqatës italo-shqiptare Dora e Pajtimit është aktiv në sektorin jofitimprurës prej më shumë se 15 vitesh.Diplomuar në “Komunikim” në Universitetin Cattolica të Milanos dhe me një Diplomë Master në “Teatër Social”, ka nje eksperirence disa vjeçare ne Kooperimin Internacional (International Cooperation) me qellim forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë.Ndër vite ka bashkëpunuar me Organizata te ndryshme internacionale dhe istitucione si: Bashkia e Milanos, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin me seli ne Rome, COSV NGO, Muzeu i Kulturave – Mudec, Expo Milano 2015, Universiteti Cattolica në Milano etj.Nga viti 2018 deri me 2021 Focal Point për rajonin e Lombardisë për selinë shqiptare të (IOM Albania) – Agjencia e Kombëve të Bashkuara për Migracionin.Nga nëntori i vitit të kaluar themelon dhe drejton qendrën kulturore Slow Mill në Milano.
Emina Cunmulaj Nazarian is an American/Albanian model and philanthropist who was born in the United States to Albanian parents and raised in Montenegro.At fifteen years old, Emina’s career skyrocketed after winning a global modeling competition in Yugoslavia. By age nineteen, she had become the first Albanian Top model to grace the covers of Vogue, Elle, and Marie Claire and to walk the runway for Chanel, Jean Paul Gaultier, and Gucci, among others.But Emina was destined to pursue philanthropy. From a young age, she witnessed her family’s generosity as they harbored, fed, and clothed refugees during the Balkan conflict in the 90s. Her family’s determination to take a moral stand and the selflessness of risking everything for those disadvantaged left a lifelong impression on Emina’s character.This sequence of events brought her to the Fundjavë Ndryshe, a charity that distributes food aids, clothing, and material supplies to build homes for disadvantaged families in the Balkans, mainly in Albania. Where she sits as a lead board member and contributes to transforming the families of Albania.
Presidente e Women Alb World ( WAW), Gjenevë.Sipërmarrëse , fashion-design dhe media.Drejtuese për mediat në rrjetin e biznese shqiptare, Zvicër. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Administrim Biznesi, Menaxhim, Bachelor, Fashion -Design , “SIPAM AB”,Master Profesional, Mësimdhënie në Modë,” Euromode School”, Bergamo, Itali.
Ka lindur më 1961, në Kumanovë, Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kumanovë. Studimet i kreu në Fakultetin Filozofik (sot Filologjik), në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Më 1985 u nderua me mirënjohjen “Student i dalluar” i Universitetit të Prishtinës.Në vitin 2006 mbrojti temën e magjistraturës, me titull “Poema e sotme shqipe me temë historike” dhe në vitin 2014 temën e doktoratës “Vepra letrare e Din Mehmetit”. Gjatë viteve 1986 – 1988 punoi si prof. i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Vëllazërimi” (sot “Naim Frashëri”) në Kumanovë. Më 1989 emigroi në Zvicër, duke u vendosur në Walenstadt SG. Më 1999 – 2008 punoi si mësues në shkollën zvicerane në Flums. Dha një kontribut të çmueshëm në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe aktiviteteve në shërbim të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe çlirim kombëtar.
Zv/drejtore në një nga shkollat publike të qytetit të New York-ut. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë-Letërsi. Në SHBA ka kryer studimet master M.Ed. në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e dytë (TESOL) dhe një master të dytë, M. Ed. për drejtim dhe administrim të shkollave; këto pasuar me studime pasuniversitare në lidershipin në fushën e arsimit.