Kënaqësi të isha pjesë e simpoziumit shkencor për sfidat dhe mundësitë e përfshirjes së Diasporës në bashkëpunime dhe rrjetëzime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në ndihmë të vendeve të origjinës, organizuar nga Shoqëria e Akademikëve shqiptarë “Dija“ në Mynih, në kuadër të aktivitetit të rregullt “Takimet e Mynihut”, ku pata mundësinë të prezantoja punën e kryer nga Agjencia, programet dhe projektet e ardhshme në fushën e kërkimit shkencor, nxitjen e ndërveprimit dhe rrjetëzimit të profesionistëve të Diasporës, etj.
Gjatë këtij aktiviteti, gjithashtu u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Shoqërisë së Akademikëve shqiptarë “Dija“, me qëllim rrjetëzimin dhe nxitjen e bashkëpunimit me Diasporën shkencore. Fusha e bashkëpunimit e kësaj marrëveshje përfshin rrjetëzimin e profesionistëve në diasporë dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor.