Me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë miraton urdhrin për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit, miratuar me Vendimin Nr. 259, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave.

Grupi ndërinstitucional i punës kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje ka zëvendësministrat në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, arsimin, financat, turizmin, punët e brendshme, drejtësinë, shëndetësinë, bujqesinë, kukturën; përfaqësues të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Akademisë së Shkencave; dhe titullari i INSTAT-it Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Propozimet e grupit ndërinstitucional të punës do të paraqiten për miratim brenda muajit qershor 2020.

Urdhrin e plotë mund ta lexoni këtu:

Urdhër Nr. 53, datë 9.4.2020 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe të Planit të Veprimit”