Me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 585, datë 22.07.2020 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe të Planit të Veprimit 2021-2025”.
Strategjia përcakton parimet e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e komuniteteve shqiptare të cilët jetojnë në vendet pritëse në mënyrë të rregullt. Ajo synon të prodhojë një sintezë të përkushtimit kolektiv të shoqërisë shqiptare ndaj bashkëkombësve të vet, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin socio-ekonomik dhe politik të vendit të origjinës. Ajo synon të forcojë dhe lehtësojë marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet pritëse të Diasporës shqiptare.
Dokumenti i Strategjisë kërkon rivlerësimin e arritjeve nga aplikimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 dhe kërkon të përshtasë shtetin shqiptar me kushtet e reja të globalizmit dhe procesit të integrimit evropian.
Strategjinë e plotë mund ta lexoni këtu:
STRATEGJIA KOMBETARE E DIASPORES 2021 – 2025 DHE PLANI I VEPRIMIT, MIRATUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, Nr. 585, date 22.07.2020