Në mbledhjen e radhës me Grupin e Koordinatorëve për zbatimin e “Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2018-2024”, ku u bë një përmbledhje e punës së realizuar nga Grupi i Koordinatorëve deri më tani, u diskutua për ecurinë e mëtejshme për ndjekjen dhe zbatimin e masave të Planit të veprimit si dhe u prezantuan aktivitetet në vijim.