Në Londër, së bashku me mjekë, avokatë, profesionistë, fëmijë të diasporës shqiptare të cilët ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditat e vendit të origjinës. Kënaqësi të isha pjesë e mirëpritjes së shqipëtarëve nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër, Konferencës së XVI-të shkencore të organizuar nga Federata Europiane e Mjekëve Shqiptarë, si dhe koncertit me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë të realizuar nga Shoqata “Ardhmëria“ UK. Aktivitete që bënë bashkë komunitetin shqiptar për të festuar festat e nëntorit.