Grupi ndërinstitucional i punës për bërjen funksional të Pavijonit të veçantë dedikuar Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar mbajti sot mbledhjen e parë ku u diskutua mbi realizimin konkret të këtij pavijoni.

Në takimin e kryesuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën përfaqësues nga ministritë e kulturës, arsimit, turizmit, dhe punëve të jashtme u bisedua mbi strukturën që ky pavijon do të ketë. Ministri i Shtetit për Diasporën u kërkoi përfaqësuesve të ministrive, propozimet përkatëse për ndërtimin e të parit pavijon historik dedikuar Diasporës shqiptare.

Publikuar më: 14 Janar 2019