Në Gjermani, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Etleva Kondi zhvilloi një takim pune me z. Burkhard Jasper, anëtar i parlamentit të shtetit në Landin e Saksonisë së Ulët, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit gjerman. Gjatë këtij takimi ajo i njohu ata me Politikat Shtetërore për Diasporën, punën e institucionit me qëllim mbështetjen dhe nxitjen e bashkëpunimit me të gjithë shqiptarët nëpër botë. Gjithashtu znj. Kondi mori pjesë edhe në aktivitetet kulturore kushtuar mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe të organizuara në Bashkinë e Osnabrück-ut.