Me qëllim ruajtjen e tij si libri i parë që përmban politikën shtetërore në fushën e diasporës në historinë e shtetit shqiptar Agjencia Kombëtare e Diasporës ka dhuruar sot 400 kopje të librit “Politika Shtetërore për Diasporën”, Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Tiranë.

Libri “Politika Shtetërore për Diasporën” është botim i Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe përmban materiale të cilat shërbejnë për informimin e publikut brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e veprimtarisë së institucioneve shtetërore si edhe politikat e legjislacionit për Diasporën shqiptare.

Politika shtetërore për Diasporën synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, nxitjen e angazhimit të tyre në jetën sociale dhe politike dhe rritjen e kontributit në vendin e origjinës.