Agjencia Kombëtare e Diasporës fton profesionistë të fushës së mjekësisë që jetojnë jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në Takimin e dytë të mjekësisë në Diasporë, i cili do të zhvillohet më 24 shkurt 2021. Ky takim mbahet me iniciativë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fokus të këtij takimi do të jetë pandemia e COVID-19, kontributi i mjekëve shqiptar jashtë vendit dhe angazhimi i tyre në ndihmë të kolegëve në Shqipëri.

Takimi i dedikohet profesionistëve në fushën e mjekësisë, duke përfshirë mjekë shqiptarë me veprimtari profesionale në Diasporë dhe mjekë nga Diaspora që janë rikthyer në vendin e origjinës.