Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e autoritetitAltin Selimi2025-06-24T15:05:30+00:00
Nisja e procedurës administrative me kërkesë realizohet sipas parashikimeve të nenit 41 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative, nëpërmjet depozitimit të kërkesës në rrugë postare ose me anë të mjeteve elektronike pranë institucionit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës ose të deklarohet verbalisht para organit publik dhe të regjistrohet nga ky i fundit; ose në adresën elektronike info@akd.gov.al.)
AKD shqyrton paraprakisht kërkesën lidhur me përmbushjen e kritereve formale ligjore, si kompetenca e organit publik, legjitimimi, afati, forma dhe çdo kriter tjetër të parashikuar nga ligji. Më tej, kërkesa kalohet për trajtim në strukturat përgjegjëse të Agjencisë, të cilat bëjnë vlerësimin e tyre pa vonesë.
E drejta e ankimit administrativ legjitimohet në nenin 128 e vijues të K.Pr.A për çdo veprim ose mosveprim të AKD-së kur ekzistojnë elementë paligjshmërie.
Afatet:
Ankimi administrativ ndaj aktit administrativ duhet të paraqitet brenda 30 ditëve nga data kur ankuesi ka marrë njoftim për nxjerrjen ose refuzimin e nxjerrjes së aktit administrativ.
Në rastin e mosveprimit administrativ, me përjashtim kur miratimi në heshtje është i zbatueshëm, ankimi duhet të paraqitet jo më parë se 7 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e përfundimit të afatit të caktuar ose të shtyrë, për përfundimin e procedurës administrative.
Ankimi administrativ trajtohet nga zyrtarët e autorizuar brenda 30 ditëve nga depozitimi i tij. Akti administrativ që zgjidh ankimin nxirret dhe i njoftohet palës brenda 30 ditëve nga paraqitja e ankimit.