Sot ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim me zëvendësministren e Arsimit znj. Mandzii Lubomira, bashkëbisedimit me të u fokusua te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe studentëve me origjinë shqiptare të cilët ndjekin studimet në Ukrainë.

Gjatë ditës së sotme, ministri Majko është takuar edhe me zëvendësministren e Kulturës në Ukrainë, znj. Svitlana Fomenko, me të cilën u bisedua për një bashkëpunim ndërinstitucional mes dy vendeve me qëllim hartimin e projekteve të përbashkëta kulturore, fokusi i të cilave do të jetë mbështetja e komunitetit shqiptar në zona të ndryshme të Ukrainës.