Së shpejti do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës Shqiptare. Samiti do të mbledhë shoqata shqiptare, personalitete të shquara dhe bashkëkombës nga mbi 30 shtete të botës. Synimi i samitit është krijimi i një urë bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes Diasporës dhe Atdheut, si edhe mes komuniteteve të veçantë, në vende e kontinente të ndryshëm.