Programi “Migrim dhe Diasporë”, i cili ka synim fuqizimin e rolit të diasporës dhe migrantëve në zhvillimin ekonomik vendor në Shqipëri, ka vazhduar fazën e parë të trajnimeve me temë “Migration Governance and Migration and Development with the focus on Engagement of Diaspora, and Migration Data”, “Project Cycle Management” dhe “Data Collection, Interpretation and Analysis” pjesë e projektit “Diaspora and Return Migrants engaged in Local Strategic Development Plans at the Municipal Level”.

Këto trajnime kanë si qëllim rritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të qeverisjes vendore mbi migracionin në përgjthësi, zhvillimin dhe implementimin e politikës së migracionit, angazhimin e Diasporës në zhvillimin socio-ekonomik vendor, rritjen e kapaciteteve të personelit të institucioneve të Diasporës në Republikën e Shqipërisë për të dizenjuar dhe implementuar projekte zhvillimi dhe përvetësimin e koncepteve analitike dhe strategjike​.

Trajnimet u zhvilluan nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe morën pjesë përfaqësues nga institucionet e Ministrit të Shtetit për Diasporën: Agjencia Kombëtare e Diasporës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Qendra e Botimeve për Diasporën dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe përfaqësues nga institucionet e Qeverisjes Vendore: Bashkia Tiranë Durrës, Lezhë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Fier, Berat and Vlorë.