Katër ditë nga fillimi i nismës “Dhuro Libra” për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në burgjet e Italisë dhe Greqisë, pranë ambienteve të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën janë dhuruar më shumë se 7 mijë libra nga shtëpitë botuese “Toena”, “Pegi”, “Ideal”, dhe ”Albas”.

Librat e dhuruar do të dërgohen në institucionet e vuajtjes së dënimit në datë 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, dhe do të shërbejnë për krijimin e një fondi me libra shqiptarë në institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi dhe Itali.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të dhuroni libra mund të kontaktoni në adresën dhuro.libra@akd.gov.al

Mund të dhuroni libra artistikë, tematik etj. Nuk ka asnjë limit për numrin e librave të dhuruar.