James Adam Belushi është lindur më 15 qershor 1954 në Çikago, nga prindët Agnes Demetri (Samaras) dhe Adam Anastos Belushi, pronar i një restoranti. Babai i tij ishte emigrant nga Shqipëria, ndërsa nëna ishte me origjinë shqiptare. James u rrit në Illinois dhe ndoqi Kolegjin DuPage dhe Southern Illinois University.

Në 1977, u bë pjesë e trupit të improvizimit të Chicago’s Second City. James fitoi vëmendje kombëtare në “The Last Night” në 1986.