Agjencitë përgjegjëse të Diasporës kanë raportuar punën e tyre gjatë vitit 2020 para nënkomisionit për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje u vlerësua se baza veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës 2021-2025″ që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Ministri i Shtetit për Diasporën ka raportuar në nënkomisionin parlamentar të Diasporës dhe Migracionit në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me realizimet e institucionit të tij dhe agjencive në varësi përsa i përket ecurisë së punës përgjatë vitit 2020 dhe objektivave për vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij ministri Majko vlerësoi se: “Nga viti 2017 janë miratuar dy strategji kombëtare për Diasporën. Strategjia e parë 2018-2024 për arsye te ecurisë së shpejt në veprim u “vjetërsua”. Nga 1 janari i vitit tjetër nis strategji e re që do të jetë 2021-2025″

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, Sonila Hysi tha se për vitin akademik 2020-2021 janë ofruar bursa për student të huaj me origjinë shqiptare. Ajo tha se janë krijuar bashkëpunime dhe bashkëfinancime projektesh që do të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe forcimin e lidhjes me shqiptarët jashtë. “Agjencia në periudhën 2020 ka përfituar një marrëveshje financiare nga BE, me projektin që do të suportojë AKD në kapacitete dhe menaxhimin e politikave dhe aktiviteteve për Disaporën sipas praktikave bashkëkohore të BE. Aktiviteti kryesor lidhet me organizimin e aktiviteteve trajnuese për stafin e agjencisë dhe institucionet e përfshira për diasporën dhe planin e veprimit. Përfitim i projekti IPA 2020”, tha mes të tjerash znj. Hysi.
Raportimin e plotë mund ta lexoni këtu:

Raporti Vjetor 2020