Më 7 qershor 2021, ora 10:00 Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Drejtësisë do të organizojnë aktivitetin “Takimi i Juristëve në Diasporë”. Takimi do të zhvillohet në mënyrë të alternuar me pjesëmarrje fizike dhe online.
Takimi synon angazhimin e juristëve në diasporë dhe ndërveprimin e tyre me juristët në shqipëri me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për adresimin e sfidave aktuale në sistemin e drejtësisë.

Diskutimi do të zhvillohet në tre panele: “Vështrim i përgjithshëm”, “Juristët në diasporë dhe roli i tyre në sistemin e drejtësisë” dhe “Rrjetëzimi dhe Ndërveprimi i Profesionistëve në diasporë”.
Të pranishëm në takim do të jenë personalitete të njohura të fushës së drejtësisë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me ta.

Jeni të mirëpritur për t’ju bashkuar takimit me profesionistët e njohur jurist brenda dhe jashtë vendit.

Në linkun më poshtë mund të gjeni programin dhe të regjistroheni për të ndjekur takimin.

http://akd.gov.al/takimi-i-jusristeve-ne-diaspore/