Sot, Dita kombëtare të Diasporës, u hap me miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve në Ligjin Për Diasporën, që ridimensionon bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, për fuqizimin e lidhjeve me komunitetin tonë jashtë vendit, për ta vendosur rolin e diasporës në zenër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Shqipërisë.

Me punë, dinjitet dhe përkushtim, shqiptarët në emigracion kanë ndërtuar ura mes atdheut dhe botës, duke u shndërruar në ambasadorë të vlerave, kulturës dhe shpirtit tonë kombëtar. Ata janë dëshmi se rrënjët shqiptare thellohen dhe lulëzojnë kudo ku jeta i çon, zemra shqiptare që rreh larg atdheut, por gjithmonë në një ritëm me të, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Diasporës, simbol i unitetit, trashëgimisë dhe forcimit të identitetit shqiptar!