Në mbyllje të aktiviteteve të Ditëve Shqiptare në Diasporë, takim me komunitetin shqiptar në Krakow
Në mbyllje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë Ditëve Shqiptare në Diasporë , u organizua një takim shumë i vlefshëm me të rinjtë dhe familjet shqiptare që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Krakow.
Ky grup, i vogël në numër, por i madh në vlerat që përfaqëson, është krijuar përgjatë dhjetë viteve të fundit dhe përbëhet nga shqiptarë që punojnë në organizma ndërkombëtarë, si dhe nga studentë që shkëlqejnë në universitetet prestigjioze të Krakovit. Prania dhe arritjet e tyre janë një pasqyrë e denjë e identitetit dhe kulturës sonë.
Ndjehemi krenarë për kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar, të cilat komuniteti ynë në Poloni i mban gjallë me shumë përkushtim .
Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Shqipërisë në Poloni, e cila vijon të jetë e gatshme dhe e disponueshme për të mbështetur komunitetin shqiptar, duke ofruar ndihmën, bashkëpunimin dhe informacionin e nevojshëm sa herë që kërkohet.
Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) mbetet e hapur për kontaktet, bashkëpunimin dhe çdo iniciativë që i shërben forcimit të lidhjeve me vendlindjen. Ne jemi gjithmonë pranë kulturës dhe diasporës shqiptare, duke mbështetur nisma që ruajnë dhe promovojnë vlerat tona kombëtare.