Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) po luan një rol thelbësor koordinues në procesin e vlerësimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025, e cila përfundon këtë dhjetor, në bashkëpunim me GIZ, ashtu edhe për hartimin e Strategjisë së re 2026–2030 në bashkëpunim me IOM.

Procesi i plotë i vlerësimit dhe fillimi i punës për hartimin e Strategjisë së re pritet të përfundojë brenda dhjetorit 2025.
Dokumenti final i Strategjisë së re pritet të kalojë në konsultim publik dhe miratim nga Këshilli i Ministrave brenda fillimit të vitit 2026.