Arlinda Terlija

______________________________________________________________________________________________

Specialist

arlinda.terlija@akd.gov.al

Arlinda Terlija ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar në Financë-Kontabilitet. Në vitin 2016, ka përfunduar me sukses studimet në profilin Master Shkencor në Financë.

Karrierën e ka filluar në sektorin privat dhe në vitin 2018 është bashkuar stafit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në pozicionin e specialistes në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Si punonjëse e administrates publike, ka kryer trajnime të ndryshme në Fushën e Financës,  Ekonomisë dhe Kontabilitetit.