Mimoza Avllaj
______________________________________________________________________________________________
Specialist
Mimoza Avllaj ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar me rezultate të larta në Financë-Kontabilitet. Në vitin 2013, ka përfunduar me sukses studimet në profilin Master Shkencor në Financë.
Karrierën e ka filluar në sektorin bankar, duke punuar katër vite pranë Bankës Kombëtare Tregtare. Gjatë periudhës së punësimit ka kryer trajnime të ndryshme të lidhura me detyrat që mbulonte.
Në vitin 2018, është bashkuar stafit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, në pozicionin e specialistes në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Si punonjëse e administratës publike, ka kryer trajnime të ndryshme në fushën e burimeve njerëzore, menaxhimit konfliktit të interesit etj., duke rritur kapacitetin profesional.