“Kërcim pa Kufij” titullohej shfaqja e dhënë mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës.

Diaspora shqiptare nga Ukraina dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i dhuruan publikut shqiptar emocione të rralla, të cilat përcuan tek ai vlerat e çmuara historike e kulturore, të ruajtura ndër shekuj nga komuniteti i hershëm shqiptar i fshatit Karakurt të Odesës.

Ky projekt u realizua falë përkushtimit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, punës së profesionistëve të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, si edhe me mbështetjen e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë.

Jemi të sigurt se kjo eksperiencë unike do të mbetet gjatë në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që ishin pjesë e saj.

Vëmendja jonë ndaj komuniteteve shqiptare jashtë vendit do të jetë gjithmonë e pakursyer, si pjesë e një misioni fisnik ndaj shoqërisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.