Dorela Ceka

______________________________________________________________________________________________

Përgjegjes i Sektorit të Projekteve

Email: Dorela.Ceka@akd.gov.al

Dorela aktualisht mban pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Projekteve, në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përpara ushtrimit të detyrës në Agjencinë Kombëtare të Diasporës ka punuar rreth 12 vjet në institucione të ndryshme shtetërore por edhe në sektorin privat si: Raiffeisen Bank (2011-2014); Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA (2014-2016); Agjencia e Inteligjencës Financiare AIF (2016-2022); Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH (2022-2024).

Në institucionet ku ka punuar, është angazhuar në trajnime të vazhdueshme për fusha të ndryshme sipas sektorëve përkatës dhe është certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare për tema specifike si për çështjet strategjike që mbulojnë  ‘Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit’ por edhe për temat në lidhje me nisjen e një biznesi, krijimi i brandit, marketimi i produktit dhe metodat për zhvillimin e një biznesi.

Eshtë diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 2011, për degën Administrim Biznesi dhe ka master shkencor në profilin Menaxhim; po në këtë fakultet është diplomuar në degën  Administrim Publik (MPA) për master profesional në vitin 2018.

Përvoja e gjatë në institucione duke përfshirë rolet sipas sektorëve dhe përgatitja e saj akademike, kanë ndikuar në kultivimin e një kuptimi të thellë të sistemeve financiare, aftësive analitike dhe strategjike, duke e lejuar në kontribuimin në mënyrë efektive në projekte të ndryshme me ndikim të lartë për zhvillimin e vendit.