Arlinda Dega

______________________________________________________________________________________________

Drejtor i Drejtorisë së Diasporës 

Email: Arlinda.Dega@akd.gov.al

Ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master Shkencor në Administrim Biznesi pranë Universitetit të New York Tirana dhe Empire State College. Gjithashtu zotëron diplomë MBA nga National American University.

Përpara se t’i bashkohej Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ka qenë pjesë e shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, ku ka shërbyer për disa vjet si diplomate, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanada. Gjatë kësaj periudhe, përpos të tjerash, ka qenë e ngarkuar me çështjet e diasporës, diplomacinë ekonomike dhe diplomacinë publike.

Më herët ka mbuluar çështjet diplomatike dhe marrëdhëniet me jashtë si Këshilltare në Kabinetin e Ministrit të Integrimit. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e delegacioneve në takime të niveleve të larta, të cilat kulmuan me marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, nga Shqipëria.

Ka qenë pjesë e kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Posta Shqiptare sh.a, ku ka mbajtur për disa vite, pozicionin e Këshilltares për Marketingun dhe Marrëdhëniet me Publikun. Gjatë kësaj periudhe ka ndërmarrë dhe zhvilluar me sukses disa fushata marketingu, të cilat kanë kontribuar në rritjen e imazhit të Shoqërisë Posta Shqiptare.

Përpos përvojës në sektorin publik, ka punuar në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun edhe në disa kompani private si Plus Communication, Ashley & Holmes Tirana, Landmark Communications, Studio Driar etj.

Zotëron Anglishten, Frengjishten dhe Italishten.