Me pjesëmarrjen e 20 nxënësve nga diaspora shqiptare në Itali, njoftojmë fillimin e shkollës verore “Jam Shqiptar”.
Me mbështetjen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë , Ministria e Arsimit dhe Sportit , Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, kjo nismë vjen si një mundësi e veçantë për fëmijët shqiptarë të rritur jashtë atdheut për t’u afruar me vendin e origjinës dhe për të mësuar edhe më tepër rreth vendit amë.
Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit qershor, përmes procesit mësimor, vizitave historike dhe aktiviteteve krijuese, të rinjtë nga diaspora në do të shijojnë dhe përjetojnë çdo gjë “Made in Albania”.
Ceremonia e ndarjes së certifikatave do të zhvillohet në ambientet e MEPJ.