Te rejat e Fundit

Botohet Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime

Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës realizoi botimin Periodikut të dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime. Ai publikohet çdo gjashtë muaj.
Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare” ka në përmbajtje studime, raporte, artikuj dhe opinione falë kontributit të studiuesve e shkencëtarëve shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri.
Në fokus të këtij Periodiku është […]

By |Nëntor 25th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Botohet Periodiku i dytë për vitin 2020, “Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime Janë të Mbyllura

“Diaspora Flet 2020″/ Ministri Majko: Diaspora po kthehet nga sasi në cilësi

Këtë të enjte nisi punimet konferenca “Diaspora Flet 2020”, e cila për shkak të kushteve të pandemisë këtë vit mbahet online.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë në panelin e diskutimit mbi përfaqësimin politik të Diasporës në shtetin amë.
Gjatë fjalës së tij ministri Majko tha se sot Diaspora jo vetëm në Shqipëri po […]

By |Nëntor 19th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te “Diaspora Flet 2020″/ Ministri Majko: Diaspora po kthehet nga sasi në cilësi Janë të Mbyllura

AKD në bashkëpunim me MSHD-në dhuron librin “Politika Shtetërore për Diasporën” Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Tiranë

Me qëllim ruajtjen e tij si libri i parë që përmban politikën shtetërore në fushën e diasporës në historinë e shtetit shqiptar Agjencia Kombëtare e Diasporës ka dhuruar sot 400 kopje të librit “Politika Shtetërore për Diasporën”, Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Tiranë.

Libri “Politika Shtetërore për Diasporën” është botim i Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe […]

By |Tetor 30th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te AKD në bashkëpunim me MSHD-në dhuron librin “Politika Shtetërore për Diasporën” Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, Tiranë Janë të Mbyllura

Zhvillohet takimi online me Oficerët Koordinues për Çështjet e Diasporës

Sot, Agjencia Kombëtare e Diasporës zhvilloi një takim virtual me Oficerët Koordinues për Çështjet e Diasporës në kuadër të Vendimit Nr. 780, datë 06.11.2019 “Për caktimin e Oficerëve Koordinues për Çështjet e Diasporës Shqiptare në Konsullatat Shqiptare në Itali dhe Greqi” i Këshillit të Ministrave.

Në këtë takim morën pjesë, znj. Sonila Hysi, Drejtore e Agjencisë […]

By |Tetor 14th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Zhvillohet takimi online me Oficerët Koordinues për Çështjet e Diasporës Janë të Mbyllura

Njësia e Diasporës në Bashki / Ministri Majko takim me institucionet përgjegjëse

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko zhvilloi sot një takim me Bekim Muratin, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku dhe dy përfaqësuesit e GIZ-it, Jonny Bodo dhe Amir Haxhikadrija.

Në takim u bisedua mbi përfshirjen në gamën e funksioneve të bashkive, të fushës së Diasporës dhe […]

By |Tetor 7th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Njësia e Diasporës në Bashki / Ministri Majko takim me institucionet përgjegjëse Janë të Mbyllura

Mbërrijnë në Ukrainë fjalorët dhe pajisjet për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në Universitetin Humanitar Shtetëror të Izmailit

Mbërrijnë në Ukrainë 660 Fjalorët dygjuhësh Shqip-Ukrainisht të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe pajisje për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në Universitetin Humanitar Shtetëror të Izmailit.

Fjalorët dhe materialet e tjera janë dërguar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me qëllim krijimin e Qendrës së Informacionit të Shqipërisë […]

By |Tetor 7th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Mbërrijnë në Ukrainë fjalorët dhe pajisjet për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në Universitetin Humanitar Shtetëror të Izmailit Janë të Mbyllura

Publikohet manuali “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga Republika e Shqipërisë”

Manuali është një botim i veçantë elektronik, i cili përmbledh aktet rregulluese për krijimin e Bazës së të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë dhe shtetasve shqiptarë, të cilët kanë përfituar bursat e studimit të cilat […]

By |Tetor 7th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet manuali “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga Republika e Shqipërisë” Janë të Mbyllura

Publikohet revista elektronike informuese Projekti “Jam Shqiptar”

Revista informuese Projekti “Jam Shqiptar” është një botim i veçantë elektronik, i cili paraqet kuadrin ligjor rregullues për mënyrën e funksionimit për Shkollën Verore në Republikën e Shqipërisë.

Shkolla Verore, përmes programit “JAM SHQIPTAR”, është një mundësi për pjesëmarrësit shqiptarë të Diasporës nga mosha 11- 17 vjeç, të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin e tyre të […]

By |Tetor 1st, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet revista elektronike informuese Projekti “Jam Shqiptar” Janë të Mbyllura

Publikohet numri i tretë (Shtator 2020) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës

Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.

Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e politikave e […]

By |Shtator 30th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet numri i tretë (Shtator 2020) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Janë të Mbyllura

Publikohet revista elektronike “Shtetësia dhe Regjistrimi Jashtë Vendit për Shtetasit Shqiptarë”

Revista e shtetësisë dhe regjistrimit jashtë vendit për shtetasit shqiptarë është një botim i veçantë elektronik, i cili përmbledh kuadrin ligjor dhe informon lidhur me procesin e shtetësisë dhe regjistrimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Revista jep informacion mbi çështjet që kanë të bëjnë me shtetësinë, procedurën e regjistrimit të shtetësisë si dhe  procesin e […]

By |Shtator 29th, 2020|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet revista elektronike “Shtetësia dhe Regjistrimi Jashtë Vendit për Shtetasit Shqiptarë” Janë të Mbyllura