Sot, Hora e Arbëreshëve, komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488, feston 535 vjetorin e themelimit. Aktivitetet filluan me meshën në gjuhën shqipe, duke vazhduar me konferencën “Veshjet Tradicionale“, veshjet e Piannës dhe pasuria materiale dhe jo materiale.
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës në fjalën e saj, vlerësoi komunitetin Arbëresh për ruajtjen e gjuhës dhe traditave, veshjeve karakteristike dhe dokeve, vlera të cilat janë percjellë me dashuri në shekuj nga brezi në brez.
Ajo gjithashtu vuri theksin në partneritetin e ngushtë dhe bashkëveprim me Bashkinë Hora e Arbëreshëve, ku Agjencia në përputhje me misionin e saj në zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, nëpërmjet ofrimit të ndihmës për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor, përmes programeve dhe projekteve ka qenë dhe vijon të jetë e pranishme në komunitetet Arbëreshe.