Nga Diaspora në Atdhe! Mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

Samiti i III i Diasporës Shqiptare
Dita Arbëreshe

Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë.

Jemi krenar që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

Ejani ta kthejmë këtë ditë në një projekt konkret për të ardhmen e dëshiruar të shqiptarëve.