Monthly Archives: Tetor 2019

Vizita në Ukrainë, takime me zv.ministrat e Arsimit dhe Kulturës

Sot ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim me zëvendësministren e Arsimit znj. Mandzii Lubomira, bashkëbisedimit me të u fokusua te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe studentëve me origjinë shqiptare të cilët ndjekin studimet në Ukrainë.

Gjatë ditës së sotme, ministri Majko është takuar edhe me zëvendësministren e Kulturës në Ukrainë, znj. Svitlana Fomenko, me […]

By |Tetor 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Vizita në Ukrainë, takime me zv.ministrat e Arsimit dhe Kulturës Janë të Mbyllura

Vizita në Ukrainë, takime me zv.ministren për Integrimin në Evropë dhe kryetarin e Komitetit Parlamentar për Politikën e jashtme

Ministri i Shtetit për Diasporën është duke zhvilluar një vizitë pune në Ukrainë. Dje, i shoqëruar nga Konsulli i nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren për Integrimin në Evropë, në ministrinë ukrainase për Infrastrukturën, znj. Oleksandra Klitina, ku u diskutua për marrëdhëniet e përbashkëta […]

By |Tetor 30th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Vizita në Ukrainë, takime me zv.ministren për Integrimin në Evropë dhe kryetarin e Komitetit Parlamentar për Politikën e jashtme Janë të Mbyllura

Aplikacioni informues “Diaspora Shqiptare”

Aplikacioni i parë informues “Diaspora Shqiptare” mundëson të gjithë shqiptarët të njihen në kohë reale me gjithçka ndodh në Diasporën shqiptare. Aplikacioni pasqyron aktivitetet e komunitetit shqiptar në çdo vend dhe shërben si pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo janë.

Gjithashtu, aplikacioni “Diaspora Shqiptare” shërben si një platformë aktive për të gjithë […]

By |Tetor 22nd, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Aplikacioni informues “Diaspora Shqiptare” Janë të Mbyllura

Fustanella shqiptare në Otranto

Këtë fundjavë, në Otranto, Itali u mbajt aktiviteti kulturor “Fustanella – Ura lidhëse e Adriatikut”, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me “Polo Biblio Museale” të Puglias, “Integra Solidale”, Komunën e Otrantos dhe nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën.

Ky aktivitet etnokulturor me Arbëreshët e Italisë, u organizua për herë të […]

By |Tetor 21st, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Fustanella shqiptare në Otranto Janë të Mbyllura

Foto nga Fustanella shqiptare në Otranto

Foto gjatë zhvillimit të kumtesës “Fustanella – Ura lidhëse e Adriatikut”.

Foto gjatë koncertit me muzikë tradicionale dhe arbëreshe në Otranto, Itali.

Foto gjatë performancës së Ansamblit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Otranto, Itali.

By |Tetor 21st, 2019|Uncategorized|Komentet te Foto nga Fustanella shqiptare në Otranto Janë të Mbyllura

Publikohet numri i tretë (shtator 2019) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.

Buletini nr. 3 është vazhdim i publikimeve të mëparshme dhe në të jepet një informacion i detajuar mbi ecurinë […]

By |Tetor 15th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Publikohet numri i tretë (shtator 2019) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Janë të Mbyllura

Mbahet mbledhja e parë e grupit të punës për hartimin e paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës, shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë

Sot u zhvillua mbledhja e parë e Grupit Ndërinstitucional të Punës për të diskutuar rreth hartimit të paketës ligjore që do të garantojë të drejtën e votës në Diasporë.
Ky grup ndërinstitucional kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje të tij janë specialistë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave […]

By |Tetor 14th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Mbahet mbledhja e parë e grupit të punës për hartimin e paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës, shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë Janë të Mbyllura

Ministri Majko takohet me anëtarët të KKD-së

Sot, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi takimin e parë me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës në Dyseldorf, Gjermani.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Majko foli për rëndësinë që ka pasur formimi i Këshillit Koordinues të Diasporës, si një strukturë, e cila funksion për herë të parë në shtetin shqiptar. Kjo […]

By |Tetor 12th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Ministri Majko takohet me anëtarët të KKD-së Janë të Mbyllura

Në ditën e pensionistëve në Tyushki, kërcehen vallet shqiptare

Gjatë mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare edhe në fshatin Tyushki, Ukrainë. Valltarët profesionistë të Ansamblit Kombëtar Shqiptar morën pjesë në një aktivitet të organizuar për ditën e pensionistëve në këtë fshat, ku iu mësuan atyre vallet tradicionale shqiptare.

Organizimi i këtyre klasave për anëtarët e komuniteti shqiptaro-ukrainas realizohet nga bashkëpunimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës […]

By |Tetor 7th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Në ditën e pensionistëve në Tyushki, kërcehen vallet shqiptare Janë të Mbyllura

Vallet shqiptare në komunitetin shqiptar në Divnyns'ke

Vazhdon programi i mësimit të valleve tradicionale në komunitetet shqiptare në Ukrainë. Këtë herë në komunitetin shqiptar në Divnyns’ke. Mësimi i valleve shqiptare në Ukrainë është një program që realizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

By |Tetor 7th, 2019|Te rejat e Fundit|Komentet te Vallet shqiptare në komunitetin shqiptar në Divnyns'ke Janë të Mbyllura