Vazhdon programi i mësimit të valleve tradicionale në komunitetet shqiptare në Ukrainë. Këtë herë në komunitetin shqiptar në Divnyns’ke. Mësimi i valleve shqiptare në Ukrainë është një program që realizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.