altin.selimi

About Altin Selimi

This author has not yet filled in any details.
So far Altin Selimi has created 371 blog entries.

Ministri Majko dhe z. Delija takohen me disa nga përfaqësuesit më të lartë irlandez

Në vazhdim të takimeve në Irlandë, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija, u takuan me z. James Farrell nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi fuqizimin e rolit dhe kontributit të diasporës në veprimtaritë sipërmarrëse. Pjesë e […]

By |1 Nëntor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Ministri Majko takon Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Irlandës, z. Cannon

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko u takua me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Irlandës, z. Ciarán Cannon. Ministrat Majko dhe Cannon biseduan për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e Diasporës si dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, shkëmbyen mendime mbi fuqizimin e rolit dhe kontributit […]

By |31 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Takimi i dytë i Komitetit Shtetëror për Diasporën

Sot, në ambientet e Kryeministrisë, u mbajt takimi i dytë i Komitetit Shtetëror për Diasporën. Misioni i Komitetit të drejtuar nga Kryeministri, e që ka në përbërje Ministrat kryesorë, është përgatitja e linjave orientuese për politikat e reja në fushën e diasporës, propozimi i mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve jashtë […]

By |24 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Takimi “Java me bizneset e diasporës”

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija, të pranishëm në hapjen e aktivitetit “Java me bizneset e diasporës” në Prishtinë. Rreth 300 biznese të diasporës ekspozojnë sipërmarrjet e tyre. Ky aktivitet synon nxitjen e bashkëpunimit dhe kontributit të sipërmarrësve të diasporës shqiptare me […]

By |8 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

U zhvillua mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Sot, në datë 5 Tetor 2018 u zhvillua mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare për Diasporës, me përfaqësues nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Agjencia Kombëtare për Diasporën dhe nga ministritë e tjera të linjës. Në fillim të mbledhjes, Kryetari z. Etjen Xhafaj, zëvëndësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme procedoi me […]

By |5 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Sot në Kryeministri zhvilluam mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Këshilli Drejtues, i përbërë nga përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të disa prej ministrive të linjës, është organi vendimmarrës për çështjet administrative dhe financiare të Agjencisë.

Kjo ishte mbledhja konstituive e Këshillit. Në fillim të mbledhjes, me propozim […]

By |2 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Takimi i dytë i Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën

Sot, në Kryeministri, u mbajt takimi i dytë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën (2018-2024) . Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe nga zëvendësministrat e ministrive te linjës si edhe dy ekspertë të fushës, është përgjegjës për […]

By |1 Tetor, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Publikohet Buletini i parë për realizimin e masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën (2018 – 2024).

Ky është Buletini i parë për procesin e realizimit të masave të planit të veprimit, i cili do t’i shërbejë informimit të institucioneve përgjegjëse dhe publikut të interesuar.

Buletini kryen vlerësimin e veprimeve të institucioneve në trajtimin e masave për të cilat ato janë përgjegjëse.

Ai do të publikohet çdo tre muaj duke e bërë transparente ecurinë […]

By |20 Shtator, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën

Më datë 11.09.2018 u mbajt takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën (2018-2024) në ambientet e Kryeministrisë.

Koordinatorët, të drejtuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, janë përgjegjës për bashkërendimin e punës me zbatimin e masave të Planit të Veprimit në institucionet përkatës.
Grupi i Koordinatorëve përfaqësohet nga zëvendësministrat […]

By |11 Shtator, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments

Samiti i dytë i Diasporës shqiptare

Së shpejti do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës Shqiptare. Samiti do të mbledhë shoqata shqiptare, personalitete të shquara dhe bashkëkombës nga mbi 30 shtete të botës. Synimi i samitit është krijimi i një urë bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes Diasporës dhe Atdheut, si edhe […]

By |3 Shtator, 2018|Të rejat e fundit|0 Comments